Rama: U gëzova fort që Elza Ujkani u lirua nga spitali, sigurinë e qytetarëve po e marrim seriozisht - NACIONALE

Rama: U gëzova fort që Elza Ujkani u lirua nga spitali, sigurinë e qytetarëve po e marrim seriozisht

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Elza Ujkani, qytetarja që u lëndua pas shembjes së kulmit të objektit të komunës, doli nga spitali.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se rikuperimi i Ujkanit, pas dy operacioneve të vështira, është tregues i forcës së saj.

“Rikuperimi i saj mbas dy operacioneve të vështira, por të suksesshme, është tregues i forcës së saj shpirtërore, besimit dhe pozitivitetit, me të cilët ajo i bëri ballë gjithë asaj vuajtjeje. Jemi jashtëzakonisht të lumtur për rikuperimin e saj dhe mirënjohës për përkushtimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor që e trajtoi.” – tha ai.

Rama tutje u shpreh se fatkeqësia e saj, ka prekull thellë të gjithë, derisa tha se “i siguron qytetarët po e marrin çështjen seriozisht”.

“Fatkeqësia që përfshiu Elzën na preku thellë të gjithëve. Për mua si kryetar i Kryeqytetit, por edhe si prind i tre fëmijëve, siguria e qytetarëve tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor. Prandaj, i siguroj qytetarët se po e marrim këtë çështje shumë seriozisht. Jemi të përkushtuar të identifikojmë dhe të adresojmë çdo rrezik potencial, për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme. – ka shkruar tutje kreu i Prishtinës.

Në fund, ai ka thënë se qytetarët do të mbahen të informuar mbi ecurinë e inspektimeve.

“Do t'ju mbajmë të informuar mbi ecurinë e inspektimeve dhe çdo veprim të ndërmarrë për të siguruar integritetin strukturor të të gjitha ndërtesave të qytetit tonë e veçanërisht atyre që janë në pronësim të Kryeqytetit”.

Lajme të ngjashme