Rama pas takimit me Vuçiqin: Garanci për Asociacionin, Kurti më konstruktiv se më parë - NACIONALE

Rama pas takimit me Vuçiqin: Garanci për Asociacionin, Kurti më konstruktiv se më parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar bisedën e fundit me kryeministrin, Albin Kurti, të cilit i ka thënë se Asociacioni dhe liria fetare duhet t’i garantohet 100 për qind serbëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ai gjatë konferencës për media pas takimit të mbajtur për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Mund të jetë një urë në të ardhmen, jo problem.” – ka thënë Rama në konferencën për në Verona, duke shtuar se Kurti ishte shumë më i hapur dhe konstruktiv në takimin e fundit se më parë.

Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksuan se shpesh kanë mendime të ndryshme, mbi të gjitha për Kosovën, por se nuk është kjo arsyeja që nuk ka dialog mes dy vendeve.

Rama ka thënë se me Vuçiqin kanë dallime të mëdha për Kosovën.

Ndonjëherë kemi mosmarrëveshje dhe ka një dallim të madh, sidomos kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë siç e quani ju, apo Kosovën siç e quajmë ne, dhe a është kjo një arsye për të mos folur, mendoj se është një arsye për të folur edhe më shumë.” – ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme