Rama: Marrëveshja dhe Aneksi të bëhen zyrtarisht pjesë e procesit për anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë - NACIONALE

Rama: Marrëveshja dhe Aneksi të bëhen zyrtarisht pjesë e procesit për anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në prag të datës ku vendoset fati i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thotë se zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe asaj të Ohrit, ‘është thelbësore për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë’.

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme”, ka shkruar ai në X.

Kryeministri shqiptar, Rama, thotë se këto marrëveshje duhet të bëhen zyrtarisht pjesë e proceseve për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status-quonë. Dhe status-quoja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se vitin e kaluar, më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër për Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes për normalizim.

Sipas Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borretll, zbatimi i marrëveshjes deri tani ka qenë ‘i kufizuar’.

Vitin e kaluar më 18 mars Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut me aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por sipas Josep Borrell zbatimi deri tani ka qenë i kufizuar. "BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar, prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm. Është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, tha veç tjerash Borrell.

Lajme të ngjashme