Rama e krahason Thaçin me Zelenskyn: Është George Washingtoni i Kosovës - NACIONALE

Rama e krahason Thaçin me Zelenskyn: Është George Washingtoni i Kosovës

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në viztën e tij zyrtare në Londër, është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës dhe UÇK-së, për mbrojtjen nga gjenocidi i Sllobodan Millosheviqit.

‘’ Shqipëria do të ngrejë zërin kudo që të jetë e nevojshme për të mbrojtur luftën që UÇK-ja udhëhoqi për lirinë e Kosovës nga gjenocidi i Sllobodan Millosheviqit’’ – tha Rama, njofton Kosovo Online.

Ai bën një paralele mes Zelenskyt dhe Thaçit, i cili thotë se për shkak të lolgjikës që po aplikohet, shpreson se një ditë presidenti i Ukrainës të mos përfundojë në burg si Thaçi, i cili ndodhet në burgun e Hagës për krime lufte.

"Shpresoj që Zelenski të mos përfundojë një ditë në burg, për shkak të kësaj logjike. Millosheviçi është dënuar si kriminel lufte, ndërsa Hashim Thaçi është "George Washington i Kosovës", ai ishte Zelenski i Kosovës në atë kohë. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde”- u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme