Rama flet pas lirimit nga Spitali: Faleminderit për mbështetjen, do të kthehem shpejt mes jush - NACIONALE

Rama flet pas lirimit nga Spitali: Faleminderit për mbështetjen, do të kthehem shpejt mes jush

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar pas lirimit nga spitali, ku i është nënshtruar një intervenimi operacioni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka falënderuar ekipin mjekësor për ndërhyrje të suksesshme.

Rama ka treguar se tani do të vazhdojë protokollin e rikuperimit në shtëpi.

Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të kthehet edhe në aktivitet e tij të përditshme.

“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme