Rama: Dhoma e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Prishtinë fillon punën të hënën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Dhomat e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit.
Ai ka bërë me dije se nga e hëna edhe zyrtarisht kjo dhomë fillon punën, duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të gjitha lokalet e gastronomisë në kryeqytet që nuk do ta respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten.
“Vizituam sot Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit. Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, ka shkruar Rama.