Rama: Brenda pak javësh paga minimale në Shqipëri do të jetë 350 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se brenda disa javësh paga minimale në Shqipëri do të shkojë në 350 euro apo 40 mijë lekë.
Rama tha se nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq, as në sektorin publik, as në atë privat.
“Dua t’ju them një sekret se jemi këtu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju përpara fjalëve të tjera të rastit që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë. Kur them shumë shpejt domethënë çështje javësh dhe do të aplikohet për të gjithë. Nuk duam të kemi pagë më të ulët se 40 mijë lekë qoftë në sektorin publik, qoftë edhe atë privat,” – deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi gjithashtu se me këtë mekanizëm pretendojnë se brenda dy viteve paga minimale do të shkojë në 400 euro apo 45 mijë lekë./abcnews