Ragmi Mustafi: Shqiptarët në Serbi do të vazhdojnë rezistencën ndaj regjimit fashist të Vuçiqit, dorëzimi s’është opsion - NACIONALE

Ragmi Mustafi: Shqiptarët në Serbi do të vazhdojnë rezistencën ndaj regjimit fashist të Vuçiqit, dorëzimi s’është opsion

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër me 3 prill, Serbia organizon zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat shqiptarët që kryesisht jetojnë në tri komuna, atë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, do të garojnë të ndarë.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, në një intervistë për Gazeta Nacionale ka sqaruar se pse shqiptarët, për dallim nga zgjedhjet paraprake, kësaj radhe garojnë me dy lista.

Për rrezikun e mos përfaqësimit në Parlamentin e Serbisë, Mustafi ka thënë se “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, ku ai bën pjesë, synon rritjen e numrit të deputetëve. Megjithatë, ai është i vetëdijshëm që ndarja në dysh, e vështirëson një betejë të tillë.

Përkundër kësaj, sipas Mustafit rezistenca ndaj një pushteti ‘ksenofob e madje fashist”, siç politikani shqiptar nga Serbi e cilëson pushtetin e presidentit Aleksandër Vuçiq, nuk duhet të ndalet.

Çfarëdo që të ndodh me fatin politik në ditën e zgjedhjeve, Mustafi, që është në listën e ish deputetit Shaip Kamberi, ka thënë se ‘lufta e pa kompromis politike’ ndaj Qeverisë së Serbisë do të vazhdojë me të gjitha mjetet politike.

“Do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike brenda dhe jashtë, betejë pas beteje deri në fitore. Duke kërkuar tri marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit institucional e politik shqiptar me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë nën garancitë e forta të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mustafi në intervistën për Nacionale.

Në këtë intervistë në prag të zgjedhjeve, ai ka theksuar presionet politike të pushtetit serb, por edhe ka akuzuar krahun tjetër politik të shqiptarëve në Serbi për refuzim të bashkimit të shqiptarëve.

Intervista

Nacionale: Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe partitë shqiptare në Serbi garojnë me dy lista për zgjedhjet 3 prillit. Kishte edhe një një iniciativë për bashkimin në një listë të të gjitha partive shqiptare. Pse dështoi kjo nismë? Cila ishte pengesa e pakapërcyeshme që pamundësoi bashkimin e politikanëve shqiptar të Luginës së Preshevës?

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe partitë shqiptare në Serbi garojnë me dy lista për zgjedhjet 3 prillit. Pse ndodhi një gjë e tillë? Cila ishte pengesa e pakapërcyeshme që pamundësoi bashkimin e politikanëve shqiptar të Luginës së Preshevës?

Ndryshe nga dy vite më pare kur procesin e përafrimit të partive shqiptare e mori përgjegjësinë Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, z.Cakaj. Për këto zgjedhjet parlamentare të 3 prillit janë organizuar takime të përbashkëta nga subjektet politike shqiptare në Luginë dhe nuk është arritur që të kemi të gjitha partitë politike shqiptare të garojnë në një listë. Gjithashtu, ishte edhe një përpjekje e zyrës së kryeministrit të Kosovës dhe krahu tjetër, përkatësisht kryetari i Alternativës për Ndryshime z.Shqiprim Arifi refuzoi kategorikisht mundësinë e unitetit të partive politike dhe rrjedhimisht ka shkatërruar mundësinë që të garojmë me një listë të vetme në këto zgjedhje.

Ne kemi shprehur vullnetin për një listë përbashkuar të vetme të subjekteve politike shqiptare në të gjitha takimet pa përjashtim.

Por, si duket dallojmë në konceptin e përfaqësimin. Përderi sa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është për kundërshtimin e një pushteti autokrat, diskriminues të partisë shtet, krahu tjetër është për një qasje më “pragmatike” me pushtetin e Vuçiq. Përderi sa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” beson se rezistenca institucionale, mos nënshtrimi dhe mos dorëzimi ndaj pushtetit të Beogradit si rrugë e mbrojtjes së substancës kombëtare, krahu tjetër sheh mundësin e bashkëpunimit me të. Kjo tashmë është bërë e qartë dhe publike. Kreu i APN-ës mirëpriti në takim kryetarin e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Usama Zukorliq dhe dakorduar për bashkëpunim sipas kumtesës së tyre, deri sa ky i fundit po e mbështet z.Aleksandër Vuçiq ndërkaq kjo e para i ka autorizuar kontrollorët e zgjedhjeve eksponatet e SNS-it nëpër Serbi.

Nacionale: Tashmë ka lider të shqiptarëve në atë pjesë të Serbisë që kanë bojkutuar zgjedhjet. Si pasojë e ndarjes, a rrezikohet që shqiptarët në Serbi të mbesin të përfaqësuar në Kuvend?

Lista e “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka hyrë në këtë fushat paraelektorale, përveç përfaqësimit cilësor e kualitativ edhe për ruajtjen nivelit sasior deri të tanishëm me mundësinë e rritjes. Ndarja në dy lista sigurisht e vështirëson, por “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është i vendosur në këtë betejë.

Nacionale: A janë interesuar dy shtetet shqiptare për unifikimin e faktorit shqiptar në Serbi në një listë të përbashkët për zgjedhjet e 3 prillit?

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ka për qëllim ndryshimin e artificial të përbërjes së strukturës etnike e cila jo vetëm që është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare por edhe me ligjet e brendshme. Si çështje e kam ngritur jo vetëm publikisht në Parlamentin në Beograd por edhe në të gjitha takimet me përfaqësuesit ndërkombëtar. Megjithatë, kjo ka nxitë gjithashtu edhe ndryshimin artificial të regjistrit unik zgjedhor të cilën po ashtu e kemi alarmuar edhe monitoruesit ndërkombëtar të këtyre zgjedhjeve.

Kjo dëshmon përligjjen diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës. Edhe një dëshmi për angazhim të shtuar në betejat politike me Serbinë shtetërore.

Ne vazhdimisht kemi kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë nën ombrellën e institucioneve të Kosovës dhe nën mbështetjen e Tiranës, por gjendja është kjo që është. Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët në raport me Luginën e Preshevës. Deri tani nuk ka strategji, nuk ka plan veprimi, kemi tendenca për ta ngritur këtë çështje në tavolinat ku flitet edhe për minoritetet.

Sa i përket çështjes së dialogut, kemi kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në bisedime, që reciprociteti midis Kosovës dhe Serbisë të jetë një nga opsionet që duhet të përdoren në tavolinë. Ajo çka u garantohet serbëve të Kosovës, t’u garantohet edhe shqiptarëve në Luginë. Temë qenësore e zgjidhjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës. Kemi kërkuar një plan veprimi në kuadër të së cilës do të duhej të ndërmerren veprime për të ruajtur substancat kombëtare shqiptare në Luginë

Nacionale: Ju jeni pjesë e listës së Shaip Kamberit, deputetin e Kuvendit të Serbisë, i cili u bë shumë i njohur në Kosovës për shkak të fjalimeve të tij. Cila është platforma politike me të cilën garoni para elektoratit shqiptar në Serbi?

Lufta e pa kompromis politike ndaj qeverisë së Serbisë në të gjitha frontet. Do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike brenda dhe jashtë, betejë pas beteje deri në fitore. Duke kërkuar tri marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit institucional e politik shqiptar me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë nën garancitë e forta të bashkësisë ndërkombëtare.

Nacionale: Javët e fundit u karakterizuan nga rritja e tensioneve ndërmjet Kosovës e Serbisë rreth organizimit të zgjedhjeve serbë në territorin kosovar. U përmend konflikti i armatosur, vrasjet e grupet ekstremiste serbe. Cila është perspektiva e juaj për gjithë këtë punë?

Edhe njëherë që pasivizimi i adresave, e nga kjo edhe shlyerja nga listat zgjedhore e një numri të madh të shqiptarëve, si pasojë e pasivizimit të adresave, me theks të veçantë në Medvegjë. Është ndërhyrje drektë, jo vetëm në ndryshimin artificial të popullsisë në këtë komunë po edhe të Listës unike zgjedhore, përmes metodave administrative siç e ka quajtur edhe raporti i Komitetit të Helsinkit.

Poashtu, rastet si ajo e ngritjes së proceseve gjyqësore ndaj të zgjedhurve politik, demolimi i zyrës së një subjekti politik shqiptar dhe arrestimet e fundit të punonjësve komunal në Bujanoc e raste të tilla të ngjashme që ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve nuk mund të kuptohen ndryshe veç si tensionim i situatës në Luginën e Preshevës, duke nxitur pasiguri dhe frikë kolektive, marrë parasysh përputhjen e tajmingut me zgjedhjet e 3 prillit!

Nacionale: Si kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, a është vështirë të behet politikë në një shtet që udhëhiqet nga një president si Aleksandër Vuçiq, i cili tashmë cilësohet si autoritar e si “Kali i Trojës” i Rusisë në Evropë?

Këto janë kushtet e një kohe të pa kohë. Të një regjimi jo vetëm autoritar por diskursit diktatorial, ksenofobik e madje edhe fashist e irredentizmi. Por, nënshtrimi nuk është alternativë, dorëzimi nuk është opsion.

Nacionale: Për fund, çka prisni nga këto zgjedhje? A besoni që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ku ju bëni pjesë, do të arrijë të fitojë ulëse në Kuvendin e Serbisë?

Konsiderojmë që duhet të ruhet kjo në kuptimin sasior duke i dhënë rëndësisë cilësor për të vazhduar rezistencën.

Lajme të ngjashme