Rafte të zbrazura në dyqane, qytetarët në panikë nga ngritja e çmimeve
Ngritja e çmimeve në artikujt ushqimorë ka pasur efekt të menjëhershëm.
Këtë e dëshmon gjendja aktuale e shumicës së dyqaneve ushqimore në vend.
Në shumicën prej tyre, raftet e vajit dhe miellit janë të zbrazura.
Kjo për shkak të frikës së qytetarëve për ngritje të mëtutjeshme të çmimeve.
“Nacionale” ka siguruar këto pamje nga një dyqan në kryeqytet, konkretisht në qendrën tregtare “Grand Store”.
Kujtojmë se nga produktet ushqimore, një litër vaj, nga më pak se 2.00 euro, është bërë 2.39 euro; një bukë nga 0.40 euro është bërë 0.50 euro, një kilogram miell ka arritur deri në 0.99 euro dhe një kilogram sheqer po ashtu deri në 0.99 euro./Nacionale/