Radoniqi konfirmoi dyshimet për problemet në faqe: Krejt çka ndodhi në mbledhjen e KQZ-së - NACIONALE

Radoniqi konfirmoi dyshimet për problemet në faqe: Krejt çka ndodhi në mbledhjen e KQZ-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku shumica e diskutimeve kishin të bënin me vonesat e publikimit të rezultatit. Më poshtë, gjeni një përmbledhje rreth asaj që ndodhi aty…

Mes çështjeve më të rëndësishme, ishte konfirmimi i kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi se kanë dyshimet e tyre në lidhje me problemet në uebfaqe natën kur po publikoheshin rezultatet preliminare, derisa u pyet nga gazetarët nëse dyshojnë se a ka pasur sulm apo ndërhyrje.

“Kjo çështje tash është në duar të policisë dhe prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne nuk do të japim asnjë informacion, kemi dyshimet tona, por ato dyshime tona janë adresu në polici, policia do ta japë raportin pasiqë të marrim ndonjë përgjigje, edhe ne do ta bëjmë publike”tha Radoniqi, transmeton Nacionale.

Në lidhje me këto probleme, gjatë mbledhjes e dha një informacion anëtari i Vetëvendosjes në këtë institucion, Alban Krasniqi.

Ai ka thënë se dy persona kanë vendosur të dhëna “përtej asaj që është e logjikshme”.

“Në lidhje me ata që u tha për ditën/natën ezgjdhjeve, ai ka qenë problem teknik dhe kurrë nuk u sqaru mjaftueshëm. Data entry, futja e të dhënave është bërë prej njerëzve të angazhum, që janë njerëz të thjeshtë, sepse edhe sistemi është i thjeshtë. I vetmi gabim ka qenë që dy persona, dy futës të dhënave, kanë fut shifra përtej asaj që është e logjikshme. Derisa është identifiku ky problem, që ka qenë 20-30 për qindëshi i votave kur kjo u shfaq, ajo është kap prej mediave, është bërë publike, shumë mirë, mendoj që të gjithë kanë festu atë natë, edhe kjo nuk ka diçka të keqe, VV ra prap në normalitet dhe vazhduan festat deri në orën 01:00, as për Vit të Ri s’ka pasë” – tha Krasniqi.

Anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi, tha se siguria e sistemit të KQZ-së është kompetencë e institucioneve tjera qeveritare.

Pjesa tjetër që mendoj se nuk do të duhej me u akuzu është se KQZ-ja nuk e mbron integritetin dhe sovranitetin e Republikës. Ndërhyrjet e paralajmëruar, se ky komision i ka ftuar institucionet e sigurisë, sepse është thënë se ka pasur ndërhyrje kibernetike dhe bllokimi i faqes ka ardhur si pasoj e tyre, është përgjegjësi kryekëput e institucioneve tjera qeveritare” – u shpreh ai.

Anëtari tjëtër i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani kërkoi që publikimi i votave që kanë marrë kandidatët për deputet të fillojë që nga sot.

“Prandaj unë konsideroj mëse të nevojshëm një alarmim të KQZ-së, pra, lidhur me procesin e transparencës në raport me daljen e votuesve, me numrin e përgjithshëm, votat e kandidatëve.

Mendoj që plasimi sot, publikimi sot, i rezultateve preliminare të kandidatëve gjë që ne kemi tentuar prej ditës së parë ta bëjmë, përmes një platforme. Prandaj unë insistoj që kjo të bëhet nga sot, KQZ të fillojë publikimin e rezultateve të kandidatëve. Sa më shumë që vonohet, aq më e madhe është pakënaqësia, presioni, të gjithë të alarmuar, spese krijohet pabesim në institucionin”ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Krasniqi i VV-së megjithatë, kërkoi nga kandidatët që të durojnë, pasi sipas tij, “në mars do ta dijnë fatin e tyre”.

“Kandidatët e subjekteve, se aty është problemi më i madh me gjasë, le të duron dikush, nuk kemi çka me bë, rezultati është në kuti…Rezultati është aty, do të bëhet publik, në mars ata kanë me ditë fatin e tyre, kjo është detyra jonë në raport me ta dhe me qytetarët” – tha ai.

Lajme të ngjashme