Radojçiqi 'urdhëdhënësi', Serbia 'e përfshirë': Krejt çka tha Kurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Radojçiqi urdhërdhënësi, elemente të shërbimeve serbe të përfshira.
Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, duke e dhënë autorësinë dhe përgjegjësin e sulmit terrorist te Milan Radojçiqi dhe shtetin e Serbisë.
“Kemi mesazhet e koduara që po hetohen”, tha Kurti duke cituar informacione nga agjencia kosovare e inteligjencës – për të cilat tha se çojnë në dy rrafshe të përgjegjësisë: Mbrojtja Civile dhe profesionistë që kryen aktin nga shërbimet serbe.
E nisi konferencën me informacionet se janë “dy persona” që janë angazhuar nga Radojçiq për të kryer sulme “subversive dhe diverzive në vend”: Nemanja Radojeviq dhe Vlladimir Radojeviq.
Me këto dy persona në fjalë, dha kronologji të pesëmbëdhjetë sulmeve në veri që nga qershori e deri te i fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Iu referua disa mesazheve në kanalin “Korridor” në platformën “Telegram” ku, pak para sulmit, ishin shpërndarë si thënie që do të ketë “dhuratë” për ditën e flamurit të shqiptarëve, 28 nëntorin, me fjalët “ferr” dhe “Ibri me gjak”.
Dha një lexim kontekstual të sulmeve, e ku përfshiu edhe protestat masive opozitare në Serbi, gjë që, siç tha Kurti, presidenti serb mund të shërbehet për tërheqje të vëmendjes përmes sulmeve në eru.
“Inteligjenca jonë thotë që prapa urdhërit në Ibë-Lepenc qëndron Radojçiqi”, tha Albin Kurti, dhe se përgjegjësia shkon deri te shteti serb.
Mbrojtja Civile, tha Kurti, ka kryer mbështetjen logjistike në terren, ndërsa persona nga shërbimet serbe e kanë kryer sulmin me eksploziv.
“Deri më tani janë evidentuar komunikime të koduara në mes të Mbrojtjes Civile që lidhen me rastin, të dhënat po grajtohet nga organet tona. Për dallim nga Banjska, ku Radojçiqi mori pjesë personalisht, kësaj radhe ka bërë veprime për shfajësime të vetes – paraprakisht bëri Alibi ku u takua me Listën Serbe, dy orë para sulmin në Ibër Lepenc, cakton takim me Listën Serbe, dhe kjo është mënyra se si me këtë takim të paracaktuar krijon orvatet të sajojë alibi”, tha Kurti.
Për më tepër, Kurti tha të ketë informacione se pas sulmit “Radojçiqi ka shprehur pakënaqësi për rezultatet e sulmit, sepse deshi kanali të dëmtohet pakthyeshëm”.
Në këtë argumentim, Albin Kurti tha se të dhënat që posedon shteti kosvoar janë se të përfshirë janë Mbrojtja Civile, “që do të thotë Radojçiqi”, dhe elemente të shërbimeve serbe, “që do të thotë Serbia”.
“Sulmet mund të synohet varërisht nga interesat politike të kreut të shtetit serb, posaçërisht tash me protestat atje”, tha ai.
E përfundoi me atë që mund të priten sulme të reja "në veçanti para dhe pas vitit të ri".
“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas vitit të ri”, tha ai.
Lista Serbe...
Në konferencë për media Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet se a mund të bëhet që të shpallet Lista Serbe organizatë terroriste, tha se kjo gjë u takon prokurorisë dhe gjykatave që të zbardhin “lidhjet e mundshme” mes tyre me Mbrojtjen Civile dhe Brigdan Veriu.
“MC dhe BV i kemi shpallur organizata terroriste, kemi pasur fakte të bollshme. Kemi marrë shumë kritika ndërkombëtare atëherë, dhe 3 muaj më vonë na ndodh Banjska. Pra i shpallëm, dhe doli të ketë qenë vendim i duhur. Tash bëhet fjalë për një parti politiike që është e ndryshme për nga karakteri nga ato MC BV, dhe megjithatë ne nuk i kemi vendosur në të njëjtën kategori”, tha ai.
“Do të thosha që organet e ndjekjes dhe të sigurisë, prokurorisë dhe gjykatës që të zbardhin shumë më shpejtë, mbi lidhjet e mundhsme mes MC e BV dhe Listës Serbe”, tha Kurti.