Qytetarja rrëfen dhunën: Vëllai i ish-burrit ka tentuar të më shkelë me veturë, në krah kisha vajzën njëvjeçare - NACIONALE

Qytetarja rrëfen dhunën: Vëllai i ish-burrit ka tentuar të më shkelë me veturë, në krah kisha vajzën njëvjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarja Elmedina Hajdari në RTV Dukagjini ka rrëfyer një moment të vëshitrë në jetën e saj. Ajo ka treguar për dhunën e shkaktuar nga ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Ajo ka treguar një moment kur vëllai i ish-burrit ka tentuar që ta godas me veturë tëksa në krahun e saj kishte vajzën njëvjeçare.

Është mbajtur një seancë më 2 mars ku kam kërkuar që vëllai i bashkëshortit të dënohet. Ai ka deshtë të më shkelë me veturë, në krah e kam pasur vajzën e vogël 1 vit e gjysmë. Pres një vendim qysh duhet me marrë, si e kam cekë, në Pallatin e Drejtësisë, ekziston Gjykata e Apelit dhe Supremja, nëse duhet edhe jashtë vendit. Do të luftojë për të gjitha gratë.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se dhunën ndaj saj e ka raportuar në polici disa herë, ndërsa ka theksuar se ka pasur raste kur policia nuk e kanë marrë seriozisht shqëtësimin e saj.

U kam kërku ta marrin rastin në dorë, u kam thënë, jam viktimë dhe jetoj në mes tyre në mes të dhunuesve. Me një fjalë policia ka thënë s’kemi çfarë të bëjmë shko nga të duash. E kam lajmëru IPK-në, e kam thirrë aty është hapur rast ndaj ish-bashkëshortit, por përsëri është liru në procedurë të rregullt” – ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka thënë se përveç dhunë është përballur edhe me kushte të rënda ekonomike nga të cilat është detyruar që fëmijët t’i lë në të ish-burri.

Te unë ka qenë dhunë psiqike, fizike dhe ekonomike. Tre fëmijët ia kam dorëzu bashkëshortit për shkak se alementacionin edhe pse e ka pas obligim me ma dhënë nëpërmjet gjirollogarisë, nuk ka deshtë ka kundërshtu, më është dashtë të ia jap fëmijët, sepse i ka kushtet shumë të mira. Edhe pse në gjykatë e bjen një letër që është i papunë, unë kam dërguar prova që ai punon” – është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme