“Qytetarët nuk do të kenë përgjigje”, Hoti ironizon me Qeverinë Kurti: Kush po ia qëllon një projekti madhor të Qeverisë? - NACIONALE

“Qytetarët nuk do të kenë përgjigje”, Hoti ironizon me Qeverinë Kurti: Kush po ia qëllon një projekti madhor të Qeverisë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opozita ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2024, të cilin sot e ka prezantuar Qeveria para deputetëve.

Disa nga deputetët e partive opozitare edhe janë tallur me Qeverinë Kurti.

Njeri nga ta ka qenë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se kjo Qeveri nuk ka bërë asnjë projekt madhor.

Para deputetëve, ai ka thënë se nëse pyeten qytetarët për një projekt madhor të Qeverisë Kurti, ata nuk do të dinë të tregojnë.

Me organizu një kuiz edhe me ju thanë njerëzve: Hajt kush po ia qëllon një projekt madhor që është realizu për 3 vite? Nuk ia qëllojnë njerëzit. Nuk dijnë, hutohen. E këqyrin njëri-tjetrin se s’mundesh me emëru një projekt madhor që është realizu në 3 vite”, është shprehur Hoti.

Lajme të ngjashme