Qysh u bë që Drejtori Gërvalla e nisi sulmin ndaj gazetarëve të RTK-së, Fitore Pacolli veç e vazhdoi? - NACIONALE

Qysh u bë që Drejtori Gërvalla e nisi sulmin ndaj gazetarëve të RTK-së, Fitore Pacolli veç e vazhdoi?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Le të kthehemi para orës 17:00. Para fillimit të emisionit “Info Magazine”, ku Fitore Pacolli shkoi për ta disiplinuar (tentativë që dështoi) gazetaren me pervojë të gjatë, Blerta Foniqi-Kabashi. Ishte vet Drejtori i Televizionit publik që në dy-tri postimet e fundit e nisi sulmin ndaj punëtorëve të RTK-së. Ai tentoi disa herë dëshprimisht të hap një siç e quante ai debat brenda RTK-së. Por, meqenësë postimet e tij ishin të mbushura urrejtje, mllef e inate, pa asgjë përmbajtësore, Gërvalla përherë mori injorimin si përgjigje. S’ia kthente kush, krejt pak relevancë te publiku, sepse në fakt publiku e njeh shumë pak atë. Lexues të Nacionales, a e dini ndonjë kronikë hulumtuese për korrupsion të gazetarit Rilind Gërvalla? Ndonjë përplasje të tij me cilindo pushtet? Çkado diçka të ketë lëvizur si gazetar? Tek e fundit a e keni njohur si gazetar? As ne.

Qysh e nisi Gërvalla sulmin ndaj kolegëve?

Drejtori ua rëndon gjendjen punëtorëve, përveç pa paga, i ofendon, zi e terr

Veç ai i mençur e i pavaruar të gjithë të tjerët grupacione politike ose të rekrotuar nga politika’, kjo pak a shumë është domethënia e postimit të tij.

Drejtori që kishte librezë partie. Dhe jo cilesdo parti, por të Vetëvendosjes që është në pushtet, e që ia la krejt punëtorët pa paga, ndër të tjera në postimin e tij thotë kështu, “Por, dua ta theksoj se nje grusht profesionistesh, sidomos ne prodhim, ka qendruar e do të qëndrojnë gjithmone ne RTK pa u perfshire ne keto lufterat per te rrembyer redaksite informative”. Pra, drejtori që nxorri lajm të rremë, duke e detyruar e gënjyer redaktorin e lajmeve, i cili më pas dha dorëheqje. Dorëheqjet vazhduan edhe në bord e edhe në menaxhment, krejt kjo pasi Rilind Gërvalla edhe sipas vendimeve të institucioneve përkatëse, Drejtori me librezë partie, ia bëri argatin partisë për t’i sulmuar mediat, duke rrezikuar jetën e kolegëve.

Një tjetër frazë nga postimi i tij i gjatë, i mbushur mllef e urrejtje, lidhet pikërisht me situatën e lajmit të rremë. Shumica e gazetarëve profesionist dhe figurave publike e eminente të RKT-së, pra që kanë njëfarë marrëdhënie me publikun, u distancuan kur Gërvalla vendosi t’a shes profesionin për t’ua bërë argatin partisë. Këtë situatë Rilind Gërvalla e sheh kështu, “.. tendencave të hapura të grupacioneve brenda RTK-së për t’u përfshirë në agjenda politike, sikurse ishte ajo e distancimit ndaj meje.”.

Pra, Gërvalla distancimin e shumicës së figurave që publiku i njeh e që punojnë në RTK, e sheh si distancim ndaj tij, anipse distancimi në fakt ishte me lajmin e rremë. E që koha u dha të drejt krejt profesionistëve që u distancuan. Sepse KPM e KMSHK e vërtetuan se lajmi ishte i rremë. Këtu Gërvalla na flet pikërisht si njeri politik, me mendësi militanti. E bëra unë, unë jam drejtori, të gjithë pas meje. Në botën demokratike, z.Gërvalla, profesionistët, njerëzit e lirë distancohen nga kjo mendësi.

“…këtë situatën e punësimeve nëpërmjet lidhjeve politike e partiake të mëparshme, se nuk ngeli kush pa u koritur”, shkruante para të hënës së orës 17:00, drejtori i RTK-së, ish bashkëpartiaku i Dejona Mihalit, Rilind Gërvalla.

Statusi i tij i plotë, krejt urrejtje e mllef

Ora 17:00

Kur vjen ora 17:00, Fitore Pacolli e Vetëvendosjes e dërgon deri në fund sulmin, në RTK, ku gazetarja Blerta Foniqi-Kabashi, e ballafaqoi anëtarën e VV-së me temën e parave për dajën, vëllain dhe bashkëshortin e saj.

Ndërkohë që gazetarja e RTK-së i shtronte pyetjen më gazetareske në botë, Pacolli e irrituar kërkonte shpjegime pse nuk ishte ftuar më herët për të sqaruar situatën.

“Ju si gazetare kur unë jom sulmu kaq shumë për këto dy tema ish dashtë me m’thirrë atëherë me diskutu. Jo, jo, jo. Intervistën e vetme e kam dhanë te emisioni te Fidani. Nëse të intereson me i ditë detajet mundesh me shku me këqyr aty”, shtoi deputetja e VV-së.

Gazetarja insistoi që Pacolli të japë një përgjigje lidhur raportimet, por deputetja e LVV-së vazhduoi të këmbëngulë se ky është një interes që është shfaqur vetëm pas shumë kritikave dhe sulmeve të drejtuara ndaj saj. “Sikur t’kish interesu ty kjo çështje… ke prit 1 vit me m’sulmu kaq shumë”, vijoi Pacolli, duke refuzuar për përgjigjej në pyetjen e gazetares.

Menjëherë pas intervistës, pushteti në largim u aktivizua në mbrojtje të deputetes Pacolli. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cilësoi si "sulme brutale" reagimet ndaj Pacollit, në dritën e një sërë raportimesh të bazuara për ndarjen e shumave të mëdha të ndihmave financiare për familjarët dhe të afërm të zonjës Pacolli.

Për opinionistin Fitim Salihu, në dritën e linçimeve masive të pushtetit, sfida më e madhe e gazetarëve është guximi, veçanërisht në rastin e RTK-së. Salihu vlerësoi lart profesionalizmin dhe guximin e gazetares, duke argumentuar se pyetjet e saj drejtuar Pacollit nuk ishin “të njëanshme” apo “sugjestive”.

"Ne nje kohe kur pushteti linçon gazetaret dhe prodhon lajme te rrejshme kunder mediave, eshte e veshtire te jesh gazetar i guximshem ne cilendo media ne Kosove. Por, me qene gazetar i guximshem ne RTK eshte dyfish me e veshtire.

Nje pushtet korruptiv qe ka mendu se e gjunjezon transmetuesin publik permes falangave te veta partiake ne krye te tij, natyrisht qe ne emisione shkon kokelarte dhe e mbron me krenari hajnine e vet. Qe besa edhe viktimizohet vetem pse qytetaret po i kerkojne llogari per parate e vete qytetareve.

Sot gazetarja Blerta Foniqi-Kabashi e deshmoi profesionalizmin dhe guximin e saj. Asnje pyetje e saj nuk ishte e njeanshme ose sugjestive. Thjesht Fitorja kish shku ne emision me miza nen kapuç e me sakice mbi krah."
- shkroi Salihu ndër të tjera.

Sipas Eugen Cakollit nga IKD, reagime e pushtetit, si ai i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila pretendoi se Pacolli po "sulmohet brutalisht", zbulojnë pritshmëritë e ulëta ndaj mediumit publik.

"Me kërku llogari dhe me refuzu një narrativë nuk është sulm personal. Përkundrazi, fakti që kjo u duket e papranueshme disave, flet shumë për standardin që presin nga mediumi publik – mbase për shkak të përvojave të kohëve të fundit.

Sidoqoftë, pas kësaj interviste të fundit në RTK, mos u çuditni kur të refuzohet përkohësisht pjesëmarrja në intervista tjera... të paktën derisa të bien në ndonjë moderator/e më pak (ose aspak) sfidues/e."

Ndryshe, punëtorët e RTK-së, pritet që të mbesin pa paga për herë të parë në histori, që nga themelimi.

Lajme të ngjashme