Quni thotë se kufiri s`mund të ruhet me policë të shtyrë në moshë e me probleme shëndetësore - NACIONALE

Quni thotë se kufiri s`mund të ruhet me policë të shtyrë në moshë e me probleme shëndetësore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për arrestimet e policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, gjatë seancës se sotme, ai është shprehur i habitur se si mund të dërgohet në kufi policë të shtyrë në moshë dhe me probleme shëndetësore.

Për këto raste supozohet që policët të jenë me shëndet të mirë dhe fizikisht të përgatitur. Policët kufitarë mund të përballen me grupe të vogla kriminale por assesi me formacione ushtarake e njësi elitare. Si është e mundur në një situatë të tillë të tensionuar në veri të vazhdohet më të njëjtat veprime të Policisë aq më shumë me policë të shtyrë në moshë dhe me probleme shëndetësore”, ka thënë Quni.

Ai ka kërkuar të di, nëse kryeministri ka qenë i informuar për këtë gjë.

A e ka ditur kryeministri këtë situatë, a ka qenë i njoftuar nga ministri Sveçla? Nëse po kjo e bën atë drejtpërdrejt përgjegjës. Zoti kryeministër u ka borxh një shpjegim të arsyeshëm policëve qytetarëve dhe neve”, është shprehur deputeti i LDK-së.

Lajme të ngjashme