Quni për terroristët serbë: Ishin të përgatitur për luftë në zona urbane
Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, në një intervistë për Rubikonin në Klan Kosova, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Quni tha se terroristët ishin të përgatitur për një luftë më shumë urbane.
Quni këtë e shpjegoi përmes uniformave të tyre njëngjyrëshe
“Vendosja e tyre në manastir, përreth manastirit ka qenë një zgjidhje e përkohshme, këta e kanë pasë qëllim që të dalin në kufijtë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve – Ura e Ibrit, pjesa veriore e Mitrovicës dhe tjera. Në bazë të natyrës së armatimit në bazë të mjeteve të transportit që posedonin, uniformave, janë tregues se këta janë përgatitur për një luftë urbane, në ambientet urbane, nga ku mund të kontrollojnë hyrjet-daljet”, u shpreh Quni.
“Kryesisht i kanë uniformat njëngjyrëshe, nëse hyn në operacione në natyrë, hynë në kamuflazh shumëngjyrëshe”, tha tutje ai.
“Këta kanë llogaritur në momentin kur vendosen në disa godina, udhëkryqe, e organizojnë mbrojtjen e një pjese urbane dhe me ndihmën e qytetarëve, të komunitetit serbë, të kenë të siguruar ushqimin, logjistikën, mbledhjen e informatave, e cila do e vështirsonte operacionet që do të ndërmerreshin nga njësitet tona”, tha Quni.
