Quni kërkon hetim për bisedën mes Kusari-Lilës e Radoiçiqit: Të zbulohen detajet dhe motivi - NACIONALE

Quni kërkon hetim për bisedën mes Kusari-Lilës e Radoiçiqit: Të zbulohen detajet dhe motivi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anton Quni, deputet i LDK-së, ka reaguar pas publikimit të bisedës në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë, e cila bisedë dyshohet të jetë bërë në qershor të vitit 2022, kohë kur Radoiçiq ishte i arratisur nga Kosova dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

Në një deklarim për RTV Dukagjinin, Çuni ka kërkuar hetim.

Tutje, Çuni beson se duhet të zbulohen detajet dhe motivi i kësaj bisede.

“Do të duhet të ngritët alarmi i të gjitha institucioneve të sigurisë që të zbulojnë deri në detajet më të vogla se cili ishte motivimi për këto biseda, cili ishte epilogu dhe tani cilat janë pasojat” – ka deklaruar Çuni.

Lajme të ngjashme