QUINT ndihet i tradhëtuar për mos lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë - NACIONALE

QUINT ndihet i tradhëtuar për mos lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drama e zgjedhjeve serbe nuk ka mbaruar, tension në mes të qeverisë dhe QUINT-it Në 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, raportet e institucioneve të Kosovës me shtetet më të fuqishme të kësaj aleance janë lënduar.

QUINT-i po ndihet i tradhtuar nga qasja e qeverisë në raport me zgjedhjet e Serbisë. Saga e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë me datën 3 prill ka marrë një kthesë tjetër.

Kurti ka treguar disa aftësi diplomatike kur kërkoi që Kosovës duhet t’i bëhet kërkesë nga Serbia për t’u lejuar mbajtja e zgjedhjeve serbe.

Por tash, burime diplomatike i kanë konfirmuar gazetës Nacionale se shtetet e Quint-it kanë arritur ta bindin Serbinë që kjo kërkesë t’i bëhet Kosovës, përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd.

Megjithatë, edhe pse Serbia e bëri hapin e parë, Kurti ende i pakënaqur po kërkon që Serbia t’i bëjë ftesë zyrtare Qeverisë së Kosovs.

Sipas këtij burimi, pas qasjes së Kurtit, shteteteve të Quint-it i i është ‘ngulur thikë pas shpine’ dhe po ndihen të tradhtuar nga Qeveria e Kosovës.

Nacionale gjithashtu ka mësuar se dje kanë qëndruar në presidencë ambasadorë të rendësishëm të QUINT-it.

Vetëm dy ditë më parë, Kurti në televizionin publik tha se për t’u realizuar kjo marrëveshje paraprakisht duhet të bëhet kërkesa nga Qeveria e Serbisë drejt Qeverisë së Kosovës.

“Kjo është e mundshme të kemi një marrëveshje. Për t’u bërë ajo marrëveshje ne presim që një kërkesë të vije nga Qeveria e Serbisë drejt Qeverisë së Kosovës. Pra, ai që është i interesuar për një gjë e bën kërkesën. Kur ne e pranojmë kërkesën, atëherë bëhet marrëveshje”, ka thënë Kurti dy ditë më parë.

Gazeta Nacionale ka provuar të marr një qëndrim nga ana e Qeverisë së Kosovës, por deri në botimin e këtij shkrimi zëdhënësi i Qeverisë nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë që disa ditë që është diskutuar në lidhje me mundësinë e organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilat do të mbahen me 3 prill.

Përkundër tentativave për të gjetur një zgjidhje nga ana e ndërkombëtarëve, një gjë e tillë nuk është arritur.

Gjatë mbrëmjes së të enjtjes, Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij duke thënë se kritika e QUINT ishte e ashpër. Por, i pari i ekzekutivit theksoi se e ka të pamundur të mos e respektojë Kushtetutën e Kosovës kur është fjala për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Lajme të ngjashme