Qoku i Kurtit njofton hapjen e shtabit të VV-së në Shkup: Mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

Qoku i Kurtit njofton hapjen e shtabit të VV-së në Shkup: Mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bekim Qoku, deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që ishte edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar për hapjen e shtabit të VV-së në Çarshinë e Shkupit.

Në një njoftim, ai ka treguar edhe arsyen.

Sipas Qokut, ky shtab do të shërbejë për informim dhe mbështetje për VV-në për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sot në Çarshinë e Shkupit e hapim shtabin e Lëvizjes Vetëvendosje!, që do të shërbejë për informim dhe mbështetje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë” – ka shkruar Qoku, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme