Qoku i Kurtit me interpretim banal: Opozita s’ka kauza, e korruptuar dhe e mjerë
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar situatën në Kuvendin e Kosovës, që eskaloi në përleshje fizike mes pushtetit dhe opozitës.
Sipas tij, fajtore për dhunën është PDK-ja. Pra z. Qoku e harron qëllimshëm që Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, e gjuajti me shishe deputetin e PDK-së, Mergim Lushtaku.
Qoku ka bërë disa përfundime banale, duke thënë që opozita është e mjërë e pa kauzë.