QKUK: Pacientët në listë të pritjes për proteza në Ortopedi që nga viti 2018
Që disa klinika të QKUK-së ka lista të gjatë të pritjes. Njejtë ndodhë edhe në Klinikën e Ortopedisë. Atje lista e pritjes sa i përket protezave është e gjatë deri në 4 vite pritje.
Kështu po deklaron drejtori I kësaj klinike Gani Jashanica. Ai thotë se lista e pritjes në këtë klinikë është nga viti 2018, për çka thotë se e ka ndihmuar edhe situata me pandeminë.
“Më brengos fakti se kemi mungesë të anestezistëve dhe listën e pritjes e kemi ende të madhe. Lista e pritjes sa i përket protezave jemi në fund të vitit 2018, kemi menduar se do të jetë një shkarkim i listës me hapjen e sallave të reja operative, mirëpo ka ndikuar mungesa e anestezistëve, ku dy prej tyre gjatë këtij viti e kanë lëshuar punën dhe një ortoped. Këtu kemi edhe një revoltë të qytetarëve sepse lista vetëm sa po shkon duke u shtuar”, tha ai, teksa shpreson që të bëhet zgjidhje sa i përket mungesës së anestezistëve.
