Qeveria sot voton për bordin e Infrakosit: Këta janë anëtarët që u vlerësuan më së shumti nga britanikët - NACIONALE

Qeveria sot voton për bordin e Infrakosit: Këta janë anëtarët që u vlerësuan më së shumti nga britanikët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot do të mbledhet nga ora 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe zgjedhja e Bordit të Infrakosit.

Megjithatë, një vlerësim që është bërë i ditur nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, janë përzgjedhur disa prej kandidatëve më të suksesshëm.

Nga pikët maksimale 30, Genc Hundozi ka marrë 20.0, Hasan Preteni 19.0, Besarta Zuka 19.0, Fitim Raci 18.5, Fatmir Rushiti 17.0 dhe Edona Nahi 16.5 pikë.

Mbetet të shihet nëse qeveria do t’i votojë sipas vlerësimit të britanikëve apo jo, pasi në disa raste vlerësimi britanik nuk është përfillur.

Lajme të ngjashme