Qeveria miraton programin për reformat në ekonomi 2023-2025 - NACIONALE

Qeveria miraton programin për reformat në ekonomi 2023-2025

3 vjet më parë

nga NACIONALE

mbledhjen e 122 të mbajtur në mënyre elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy vendime për ekonominë, ku mes dy vendimeve është edhe aprovimi i programit për reformat në ekonomi 2023 – 2025.

Këto janë vendimet:

– Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe

– Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025. ​

Lajme të ngjashme