Qeveria miraton Ligjin për masat e përkohshme të produkteve, disa muaj pasi ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese
Qeveria e ka mirtuar Ligjin për masat e përkohshme të produkteve.
Kjo disa muaj pasi Kushtetuesja e rrëzoi Ligjin për Çmimet Tavan.
Kryeministri Kurti tha se ky ligj është shumë i rëndësishëm.
“Që prej vitit 2020 kur filluam të qeverisim, edhe nga viti 2021 e tutje kur u rikthyem në qeveri, jemi përballur me sfida globale. Sfida që kanë vendosur në situata të rënduara edhe vendet më të zhvilluara. Secilës prej këtyre sfidave, i jemi përgjigjur për së mbari, me seriozitet e sinqeritet, e kemi ndihmuar secilën kategori shoqërore. Në mandatin e kaluar krahas përgjigjeve tona me pakon për inflacionin, kemi nisur edhe iniciativën për krijimin e Ligjit për Çmimet Tavan. Kjo jo për ta penguar rritjen e zhvillimit të askujt, por për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme. Sikur shumë iniciativa edhe ky ligj u pat sfiduar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Ja ku jemi shumë muaj pas, me kriza të reja, që këto kriza e prekin edhe xhepin e qytetarëve andaj po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje ndaj një realiteti që kanë përjetuar. Rritjet e papritura të çmimeve. Me këtë ligj nuk po hyjmë në tregun e lirë, por po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky ligj rrit parashikueshmërinë për bizneset, dhe garanton rregulla të barbarta. Ky ligj garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produkte bazë në kohë krize, parandalon përfitimet në kurriz të qytetarëve. Krijon mekanizëm të pavarur, Bordin që vendos mbi bazën e të dhënave e interesit publik, e kurrsesi të interesave të ngushta. Kjo nuk është risi vetëm për Kosovën, shtetet e BE-së kanë mekanizma të tillë”, tha Kurti.