Qeveria konfirmon se gjatë janarit pritet të vijnë emisarët ndërkombëtarë - NACIONALE

Qeveria konfirmon se gjatë janarit pritet të vijnë emisarët ndërkombëtarë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Vizita e disa emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë dhe Serbi pritet që të sjell presion mbi palët për të avancuar tutje në planin franko-gjerman, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh.

Muaji janar pritet që të jetë dinamik sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, pasi të dyja vendet ditëve në vazhdim presin për vizitë emisarët ndërkombëtarë.

Këtë gjë për tëvë1 e konfirmojnë edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Është e pritshme që gjatë janarit të vijnë në Prishtinë emisari evropian Lajcak, ai amerikan Escobar, francez Bone dhe ai gjerman Plottner, drejt një takimi të radhës të nivelit të lartë në Bruksel, për dialog për marrëveshje atje që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, kanë thënë nga Qeveria.

Bashkimi Evropian, gjatë janarit po ashtu pritet që të pranoi edhe qëndrimet e palëve në lidhje me versionin e ri të Planit franko-gjerman.

Lajme të ngjashme