Qeveria jep dritën e gjelbër për shpalljen e konkursit për Kompleksin Memorial në Prekaz - NACIONALE

Qeveria jep dritën e gjelbër për shpalljen e konkursit për Kompleksin Memorial në Prekaz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në përmbyllje të shënimit të 25-vejtorit të “Epopesë së UÇK-së, Qeveria e Kosovës ka dhënë dritën e gjelbër për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu ka bërë të ditur ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se duhet shumë për deri të shpallja e këtij konkursi.

“Në përmbyllje të shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeveria e Kosovës sot dha dritën e gjelbër për shpalljen e konkursit ndërkombëtar projektin – masterplanin për Kompleksi Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz”, ka thënë Çeku.

Ai ka treguar se juria e përberë nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë do të bëjnë përzgjedhjen e tri propozimeve.

Është themeluar edhe komisioni i ekspertëve, pas miratimit të punës nga komiteti ndërministror MKRS-ja ka përgatitur të gjitha dokumentet teknike për prokurimin ndërsa sot qeveria ka miratuar kushtet, kriteret për konkursin ndërkombëtar duke autorizuar MRKS-në për shpalljen e procedurës dhe do të realizohet në një fazë ku aplikojnë kandidatët me idetë ndërsa juria me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë do të bëjë përzgjedhjen e tri propozimeve më të mira – vendi i parë e nënshkruan kontratën për hartimin e projektit, vendi i dytë shpërblehet me 80 mijë euro dhe vendi i tretë me 60 mijë euro”, ka thënë Çeku.

Lajme të ngjashme