Qeveria "harron" të prekurit nga vërshimet, ende nuk ka ndarë “asnjë cent” për familjet e dëmtuara - NACIONALE

Qeveria "harron" të prekurit nga vërshimet, ende nuk ka ndarë “asnjë cent” për familjet e dëmtuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komunat e prekura nga vërshimet e janarit të këtij viti ende nuk e kanë ndier dorën e shtetit. Kryeministri Albin Kurti ndonëse ishte zotuar se do të qëndronte panë familjeve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, qeveria e tij nuk ka ndarë asnjë cent për qytetarët e dëmtuara nga vërshimet.

Deputetët e partive opozitare janë shprehur të shqetësuar me injorimin që Qeveria ua ka bërë për 8 muaj qytetarëve të Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut, të cilin ishin më të prekurit nga vërshimet.

Ata kanë shprehur dyshime se mungesa e dorës së qeverisë ka ndodhur edhe për faktin se këto komuna qeverisen nga zyrtarët e partive opozitare.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka vlerësuar se Qeveria Kurti po ndjek për qasjen diskriminuese ndaj qytetarëve të Skenderajt

“Bashkë me koleget e Grupit Parlamentar, Ganimete Musliu e Ariana Musliu- Shoshi, vizituam kryetarin Fadil Nura, me ç’rast u informuam nga afër me punët dhe projektet që po zhvillohen në komunën e Skenderajt. Është shqetësues fakti se si Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë asnjë cent për kompensimin e dëmeve nga vërshimet e datës 19 janar 2023, pavarësisht që kanë kaluar plot 245 ditë e janë bërë mbi 8 muaj që nga ajo ditë e rëndë për Skenderajn. Ky fakt tregon shumë për qasjen diskriminuese e përjashtuese të qeverisë Kurti ndaj qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria ka harruar qytetarët e komunave që janë prekur nga vërshimet.

“Qeveria e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet, në fillim të këtij viti, në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë. Qeveria edhe mund të harroj se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtëpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtëpitë e bizneset nuk harrojnë kurrë. A din qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj?!”, ka shkruar Bajrami.

Mungesën e mbështetjes së Qeverisë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e komunave që janë prekur nga vërshimet.

Bahtir Maxhuni, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Mitorvicës së Jugut, ka thënë për gazetën Nacionale se qytetarët e kësaj komuna ende nuk e ka ndier dorën e qeverisë qendrore.

“Sa unë kam iformata, Qeveria ende nuk i k ndihmuar familjet e komunës tonë që janë prekur nga vërshimet”, ka thënë Maxhumi për gazetën.

Çka kishte thënë Kurti?

Pas vërshimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar për mbështetjen e komunave të prekura nga vërshimet.

Ai kishe thënë se Qeveria do të qëndron pranë familjeve të dëmtuara.

Në një nga mbledhjet e kabinetit qeveritar, Kurti kishte thënë se ndihma e qeverisë për komunat do të vinte pas vlerësimeve të dëmeve.

“Dëmet janë të mëdha, ndërkaq rreziku nuk ka kaluar i tëri. Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i shpejtë, solidariteti me njëri-tjetrin ka qenë i madh. Për fat të mirë pasojat janë vetëm materiale. Si qeveri që nga momenti i parë kemi qenë në ndihmë të qytetarëve në zonat e përmbytura nga uji. Komunave, familjeve, bizneseve dhe qytetarëve nga zonat e prekura do t’iu qëndrojmë pranë përherë. Ndihma nga Qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva, bashkë, do të ngritën”, kishte deklaruar ai.

Qeveria e Kosovës para se të ndanë mjete për qytetarët e saj, ka ndarë mjete për popullin turk.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Para kabineti qeveritar, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.

Lajme të ngjashme