"Qenke bërë kreativ, inflacioni në kumulativ 23%": Përgënjeshtrohet sërish Murati, Bajrami ia nxjerr një kundër-grafikon
Pas dekonstruktimit që pjesëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i bëri ‘hiles’ me grafikone të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për gjoja “rritje të ekonomisë me nga 1 miliardë euro në vit”, reagimi tjetër erdhi nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ai nxori një anti-grafikon.
“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë. Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%). Për më tepër gjatë kësaj kohe janë dhënë 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milion euro”, shkroi Hykmete Bajrami.
“Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkroi ajo.