Qe pse 'ende nuk ka' marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt, sipas Burim Ramadanit
Opinionisti Burim Ramadani për atë se pse s’është përfunduar një marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj, thotë se ky i fundit ende nuk është siguruar se Vetëvendosja i ka 58 vota në parlament, për t’ia shtuar tre të vetat dhe krijuar shumicë të thjeshtë.
“Votat e Nismas, tre votat, mund të jenë të fundit që i bashkohen nëse zoti Kurti veçse i ka siguru 58 vota. Dhe deri më tash, marrëveshje me Nismën nuk ka, me aq sa di unë. Për shkak se Kurti nuk e garantu zotin Limaj se i ka 58 vota. Që t’ia shtojë edhe tri dhe ta kryejë 61’shin. Duke u bazuar në këtë unë e llogarisë...”, tha Limaj.
“58 duhet m’u siguru që i ka tre votat e Fatmir Limës. Nëse nuk i ka, s’kemi me pa marrëveshje. Në momentin që e shihni që ka marrëveshje, nëse i ka 58”, tha Ramadani.