Pyet Bajqinovci: Si ndodhi që Borrell u pajtua me Serbinë?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka rekomanduar pyetjen që duhet ta bëjnë vendet anëtare të BE-së pas prezentimit të kryeministrit Albin Kurti për detajet e takimeve në Bruksel me palën presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Pas prezantimit të kryeministrit sot për krejt atë që paska ndodhur gjatë takimeve në Bruksel, pyetja kryesore e të gjithëve, përfshirë edhe shteteve anëtare të BE-së, për ndërmjetësuesit duhet të ishte; si ndodhi që Borrell u pajtua me Serbinë që nga deklarata e përbashkët të largohet paragrafi në të cilin flitej për angazhimin drejt realizimit të Propozimit të Bashkimit Evropian, i ashtuquajtur si Franko-Gjerman, por jo me Kosovën që insiston që ky paragraf të mbetet?”, pyet deputeti i VV-së, teksa vazhdon me pyetje tjera.
“Si ndodhi që pajtua me Serbinë që të injorohet Propozimi i Bashkimit Evropian, por jo me Kosovën që e konsideron si bazë të mirë për diskutim. Si ndodhi që përballë Serbisë propozimin e Bashkimit Evropian, që po mbështetet nga Gjermania, Franca dhe ShBA-ja ta mbrojë më shumë Kosova se sa vet përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook.
