Ish-deputeti i VV-së: Opozita po hesht në kohën e zhvillimeve, artikulohen në rrjete sociale - NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së: Opozita po hesht në kohën e zhvillimeve, artikulohen në rrjete sociale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka kritikuar opozitën në Kosovë që sipas tij po hesht përballë zhvillimeve dinamike në vend.

Kasolli mendon se mendimet e opozitës janë pa përmbajtje dhe vetëm “llomotitje.

“Zyrtarët e opozitës ose po heshtin kohën më të madhe për zhvillimet dinamike në vend, ose kur po flasin, shpeshherë në mënyrë paushalle po i artikulojnë mendimet e tyre në rrjetet sociale.. Mendime pa ndonjë përmbajte semantike dhe logjike. Vetëm përceptësi llomotitëse”, ka shkruar Kasolli në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kritikuar shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri për qëndrimin e tij lidhur me vendimin e sotëm të qeverisë për ulje të pagave në sistemin juridik në Kosovë.

“Të tillë e shoh qëndrimin e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, lidhur me vendimin e qeverisë për të ulur rrogat në sitemim jurdik."Ja çka pohon personi në fjalë "Ky vendim është përpjekje e paremenduar e Albin Kurtit, për të krijuar një krizë identitare ndaj atyre që punojnë për çdo ditë për rend e ligj". Është me rëndësi për opinionin që ta ketë të qartë se për çfarë krize identitare bëhet fjalë në këtë rast”, ka thënë Kasolli.

Lajme të ngjashme