Pushteti përhumbet në “delir” të një “janari të artë”, eskalojnë se “këto 11 ditë janë sa 11 vite të qeverive të kaluara” - NACIONALE

Pushteti përhumbet në “delir” të një “janari të artë”, eskalojnë se “këto 11 ditë janë sa 11 vite të qeverive të kaluara”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Heqja e regjimit të vizave në zonën Schengen më 1 janar (kushtet dhe kriteret për të cilat janë përmbushur qysh në vitin 2018), pranimi i paspaportës kosovare nga shteti spanjoll si pasojë e vendimit të unionit njëzet-e-shtatë shtetësh evropian për liberalizim të vizave dhe një ujdi për udhëtim pa viza në Arabinë Saudite, kanë bërë që pushteti – tash në vitin e katërt të qeverisjes – të stërentuziazmohet dhe të madhërojë veten në shproporcion me çfarëdo realiteti të matshëm dhe objektiv.

Entuziazmi nuk e ka medoemos të jetë në përputhje me logjikën, sigurisht. E më së miri si ekzemplar mund të marrim një reagim të deputetës thuajse “incognito” të Lëvizjes së kthyer në parti Vetëvendeosje, Arjeta Fejza, ku 11 ditë të janarit (zhvillimet e mësipërme) për nga arritja i mbivendosi në raport me të gjitha arritjet shtetërore prej 2008 më 2019. E merrni me mend?

Jemi vetëm në ditën e 11 të vitit 2024, por që ka pasur zhvillime më shumë se përgjatë 11 viteve të qeverive të kaluara!”, ka shkrua ajo.

Qeveria e fundit paraprake ka qenë më 2019, dhe vitet paraprake të qeverisë së fundit paraprake i bien që shtrihen në periudhë kohore prej 2008-2019, pra njëmbëdhjetë vite. Simbas logjikës së lartëpërmendurës një vulë spanjolle në pasaport dhe një e shkuar/ardhje në Abu Dabi pa vizë i mbivendosen shpalljes së pavarësisë së shtetit, konfirmimit të shtetit në opinionin e GJND-së, njohjen ndërkombëtare prej 117 shteteve, anëtarësimin në organizata prej më të rëndësishmeve ndërkombëtare, trasnformimi i FSK-së në ushtri (etj, etj, etj). Por, entuziazmi nuk e ka medoemos të jetë në përputhje me logjikën, sigurisht.

Tjetri? Kush tjetër pos, Mefail Bajqinovcit. Ky i fundit u stërekzaltua duke i mëshuar opozitës që po ankohet se “Kosova po izolohet” teksa thotë se “sot edhe në Emiratet Arabe pa viza”; ndonëse kritika e opozitës është sa i përket sanksioneve ndërkombëtare që janë ende në fuqi: e që përfshijnë mosftesën dhe mospranimin e zyrtarëve qeveritarë në takime të larta (në efekt që nga qershori i vitit të kaluar) si dhe ngrirjen e fondeve për Kosovën; që kanë shkuar mbi 300 milionë deri më tash.

Opozita thotë se po izolohemi, ndërsa vizat u hoqën nga BE-ja këtë vit, sot edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza. Për cilin izolim flet opozita, izolim për Kosovën ishte vet opozita”, ka shkruar Bajqinovci, mbase vetëm sa për të shkruar diçka...

Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër minutë-e-sekond nxjerr fotografi të edituara për këtë fillim-janarë-të-artë.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, pati një reagim në Facebook rreth kësajm, që ai e quajti “dalldisje kolektive të pushtetit” teksa ngriti edhe disa pyetje për ngjarjet të barazvlefshme (ose edhe të mbivlefshme).

Më 2012, rikutjon Rukiqi, Kina “që është vend anëtar i Këshillit të Siguimit dhe ekonomia e dytë më e fuqishme në botë” pati pranuar pasaportat kosovare; por se për gjëra të tilla nuk kishte pasur ngazëllime politike e as “delire”. E njëjta rreth Greqisë, kur njohu pasaportat kosovare, rikujtoi Rukiqi.

Ne Maj te vitit 2012, Kina, vend anetar i Keshillit te Sigurimit, ekonomia e dyte me e fuqishme ne bote, i ka pranuar pasaportat e Kosoves. Kerkova lajme, per ndonje dalldisje kolektive, nga deliri i kesaj ”njohje” nga Kina dhe nuk e gjeta asnje lajm te vetem. Para 10 viteve, Greqia, nje vend mosnjohes i shtetesise se Kosoves, ka pranuar vendosjen e vizes Shengen, te leshuar nga ky shtet, ne pasaportat e Republikes te Kosoves. Edhe per kete lajm, kerkova ndonje dalldisje kolektive dhe nuk e gjeta asnje lajm te vetem”, ka shkruar ai,

Dalldisja kolektive e pushtetit me njohjen e pasaportes nga Spanja dhe hjekjen e vizave nga Emiratet e Baskuara Arabe, eshte shenje e çmendurise kolektive te ketij pushteti, i cili ne mungese te sukseseve dhe me deshtime ne çdo sektor, me hunbje qindra milioneshe nga sanksionet e BE-se, del dhe na i ”shet” si suksese kolosale, dy vendime, per te cilat ndikimi i tyre eshte 0”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të ngjashme