"Punon për media mercenare": Gazetari i Danasit sulmohet nga një person në Beograd
Ambienti mediatik në Serbi, edhe më zi se në Kosovë, vazhdon të jetë shumë i helmuar.
Avokatët nga një kompani kanë ngritur padi ndaj një personi për rrezikimin e sigurisë së gazetarit Vojin Radovanoviq nga Danasi.
Në një natë mes 24 dhe 25 qershorit, Radovanoviqit i ishte avitur një person i panjohur në Beograd në një kafene. Ai e kishte kapur atë duke i thënë se “punon për Danasin mercenar” dhe më pas e kishte shtyrë, raporton Danas.
“Mu afrua në mënyrë shumë agresive, më erdhi në fytyrë dhe më tha: “ushtar, Danasi është medium mercenar, ti punon për medium mercenar.”
Ai thotë se ky person këtë fyerje e ka marrë disa herë.
“Mirë, kthehu,” – thotë se kishte qenë e vetmja përgjigje e tij, pas së cilës ai kishte provuar edhe ta rrahte.
“Incidenti më i madh u parandalua nga njerëz në shoqërimin tim dhe nga personi që ishte me burrin që më sulmoi,” – rrëfeu gazetari i Danasit.
Radovanoviqi tha se e kishte parë të njëjtin person dhjetë minuta përpara duke bërë me gisht kah ai.
Kujtojmë se edhe gazeta Nacionale është shënjestër linçimesh nga shumë aktivistë të ndryshëm politikë në Kosovë.
