Publikohet video: Momenti kur vetura e xhandarmërisë serbe shkeli vijën kufitare në Merdar
Policia e Kosovës ditën e djeshme njoftoi për një tjetër provokim nga Beogradi zyrtar.
Një veturë Land Rover e xhandarmërisë serbe e ka shkelur vijën kufitare në pikën e Merdarës.
Insajderi sot ka publikuar disa pamje teksa shihet vetura në largim e sipër.
“Më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe. Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë.