Publikohet pasuria e Kurtit për vitin 2024, çka deklaroi kryeministri? - NACIONALE

Publikohet pasuria e Kurtit për vitin 2024, çka deklaroi kryeministri?

1 javë më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur me publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publikë për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti, sipas deklarimit, shihet se nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në pasurinë e tij.

Ai si pasuri të paluajtshme, ka deklaruar një banesë të bashkëshortes në vlerë të 400 mijë euro, e blerë në vitin 2018.

Kurti ka deklaruar se ka para të gatshme në një prej bankave në Kosovë rreth një mijë e 500 euro.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij në një bankë në Norvegji i ka rreth 2 mijë e 500 euro.

Detyrime financiare, Kurti ka deklaruar pagesën e qirasë së shtëpisë, që e ka vetëm 250 euro.

Kurti ka deklaruar pagën neto vjetore rreth 19 mijë euro.

Bashkëshortja e tij ndërkaq, ka pagë vjetore rreth 528 mijë kruna norvegjeze.

Lajme të ngjashme