Publikohen pamje të djegies të veturës së dyshuarve për vrasjen 48-vjeçarit në Kaçanik - NACIONALE

Publikohen pamje të djegies të veturës së dyshuarve për vrasjen 48-vjeçarit në Kaçanik

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në Kaçanik raportohet se është vrarë me armë zjarri një 48-vjeçar.

Policia e Kosovës sot ka lëshuar një njoftim lidhur me këtë ngjarje ku ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

Gazeta Indeks Online, ka siguruar një video ku shihet një veturë duke u djegur.

Siç thuhet edhe në njoftimin e policisë, dyshohet se personat që e kanë vrarë, më pas e kanë djegur veturën.

Sipas policisë ai është qëlluar me breshëri plumbash nga persona deri me tani të panjohur.

Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme