Publikohen pamje nga largimi i barrikadave në veri të Kosovës
Janë publikuar pamje nga largimi i barrikadave në veri të Kosovës nga KFOR-i, ku ka thënë se mbeten plotësisht të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.
Sipas KFOR-it, është rivendosur liria e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.
“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.
“KFOR-i është plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, dhe vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
