“Pse po e bëjmë këtë”: Reeker flet nëse misioni i KFOR-it mund të preket me zgjedhjen e Trumpit president - NACIONALE

“Pse po e bëjmë këtë”: Reeker flet nëse misioni i KFOR-it mund të preket me zgjedhjen e Trumpit president

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker ka folur në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump, president i ShBA-së, dhe ndikimet që kjo mund të ketë në rajon

Ai në “N1” është pyetur nëse mund të preket misioni i KFOR-it, ku theksoi se “KFOR-i ishte një mjet shumë efektiv që u krijua me mbështetjen amerikane, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen amerikane deri më sot”.

Sipas tij, administrata e re e Trump mund ta shikojë KFOR-in dhe të thotë “pse po e bëjmë këtë?”.

“Duhet të dëgjoni se çfarë tha Presidenti Trump, presidenti i zgjedhur Trump, ish-Presidenti Trump gjatë fushatës së tij. Ai dëshiron të reduktojë dislokimin e trupave amerikane jashtë vendit. Dëshiron të dijë se sa e dobishme është kjo për ne? Dhe prandaj unë them, çfarë do të bëjë rajoni për ne në Shtetet e Bashkuara? Kemi shumë gjëra për të përballuar. Nuk mund të parashikoj saktësisht se si do të rishikohet. Ka kohë që administrata e re të marrë detyrën më 20 janar. Zyrtarët duhet t’i zënë vendet e tyre, vendimet do të merren në atë kohë, padyshim në konsultim me Kongresin, dhe jam i sigurt me aleatët. Por aq më tepër nëse kujtojmë se sa kanë kaluar, 25 vjet nga lufta në Kosovë dhe më shumë se një dekadë që nga dialogu që solli marrëveshjen e Brukselit. Pra, është koha për të vazhduar me këto gjëra.” - citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme