Pse Kurti s’iu përgjigj pyetjes së Hoxhajt rreth marrëveshjes gojore me Vuçiqin? - NACIONALE

Pse Kurti s’iu përgjigj pyetjes së Hoxhajt rreth marrëveshjes gojore me Vuçiqin?

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sot, Kuvendi i Kosovës mbajti seancën e radhës ku u diskutuan disa tema, në veçanti ajo për grevën.

Mundësinë për të diskutuar e pyetur e shfrytëzoi edhe deputeti i PDK-së, njëherit nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit, fillimisht tha se Kurti po sillet si opozitar, ani pse momentalisht është kryeministër.

“Kjo tregon që ky s’po sillet me Rrahman Jasharajn si kryeministër i tij, po po e determinon relacionin e tij. Prandaj, unë e lusë që mos ta bëjë moralin e dyfishtë, tha fillimisht ai.

Tutje, në pjesën e dytë shtroi pyetje për një marrëveshje gojore mes Kurtit e Vuçiqit, që sipas Hoxhajt do të jetë vështirë e realizueshme dhe për këtë do të jetë dëshmitar edhe vet Kuvendi.

“E dëgjova me vëmendje, edhe në seancën e kaluar edhe në atë të sotmen, po thotë që nuk ka sjellje feudale, e ka thënë edhe sa ka qenë në opozitë. Unë po e pyes sot kryeministrin para jush: Ky ka arrit një marrëveshje gojore, tipike feudale me Vuçiqin për punën e targave dhe kartave të identitetit. Ose le ta bën Besnik Bislimi publik, dhe nëse ky ka arrit marrëveshje, pikërisht private me Vuçiqin, s’ia kam përmendë deri më sot, po sot na përmendi dy-tri herë dhe ne nuk e dimë si do të duket zbatimi i saj. Ju si Kuvend do ta shihni që do të ketë probleme serioze”, përfundoi Hoxhaj.

Kjo pyetje e Hoxhajt hasi në vesh të shurdhër. Kjo pasi, Kurti nuk e komentoi fare.

Ai në mënyrë diplomatike iku nga pyetje, duke mos folur fare për marrëveshjen për kartat dhe targat, respektivisht zbatimin e tyre.

Shefi i qeverisë mohoi zërat se është takuar privatisht me Vuçiqin, duke pohuar se ato nuk janë feudale, pasi organizohen nga ndërmjetësi dhe si të tilla nuk krahasohen me ato që bëhen në zyrën e kryeministrit.

Nuk mund të krahason takimet që zhvillohen në Bruksel me zyrën e kryeministrit të Republikës Sovrane e Demokratike të Kosovës. Unë e mbroj atë zyrë ku fizikisht nuk jam sot. Momentalisht ajo zyrë është e zbrazët, por është institucion. Nuk është private ajo. Nuk ka marrëveshje me terma privatë në zyrën e kryeministrit. Unë e mbroj zyrën. Në Bruksel nuk ka pasur takime private. Ato i përcakton dhe organizon ndërmjetësi. Nuk krahasohen me zyrën e kryeministrit”, përfundoi ai.

Kritikat e opozitës

Kujtojmë faktin se opozita shpeshherë ka kritikuar Kurtin për mostransparencë në dialog.

E kur jemi te transparenca në dialog, kjo ishte pika kyçe e Kurtit sa ishte i ulur në pjesën tjetër të Kuvendit.

Ai vazhdimisht kërkonte llogari nga përfaqësuesit gjegjës të Kosovës në negociata, ndërsa tani po i mban të fshehur të gjitha, e edhe atë më të rëndësishmin për të cilin po raportohet goxha, drafi i Asociacionit, ani pse për hir të korrektësisë duhet thënë se Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë nëse një draft i tillë ekziston.

Në anën tjetër, Kurti, pas marrëveshjes kishte thënë se i kishte informuar opozitarët për rrjedhën e takimit, këtu bëhet fjalë për ata të LDK-së e AAK-së, sepse askush nga PDK-ja nuk mori pjesë.

“Unë besoj se informacion që është i rëndësishëm s’ka që është mbajtur prej nesh dhe krejt çka është relevante tashmë është ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacion tjetër relevant që ua kanë dhënë ndërkombëtarët mbase do të duhej ata të tregonin, por sa i përket çështjeve kryesore për temat dhe diskutimin si ka shkuar, absolutisht s’janë të painformuar”, deklaronte Albin Kurti.

Lajme të ngjashme