Pse intervista e Konjufcës mbrëmë ishte shumë më e habitshme se që mund ta mendoni?
Përvjelej e shpërvjelej. Pastaj përvjelej sërish. Gjuha trupore ishte ajo e një personit që bëhej gati të thoshte diçka të madhe. Shumë të madhe, ndoshta. A tha diçka të madhe? Më vonë ua them.
Së pari, dua të më tregoni në komentet poshtë se a ju pëlqen Glauk Konjufca si politikan?
Eh tash po e nisim.
“Unë besoj që e kom lexu drejt Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshja e Ohrit në qendër e ka njohjen de fakto të Kosovës.” – deklaroi ai.
Por, qe pse Glauk Konjufca nuk e ka lexuar drejt marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje është publike dhe mund ta lexoni të gjithë.
Kryetari i Kuvendit duket qartë se e ngatërron Marrëveshjen e Ohrit të arritur më 18 mars me atë të Brukselit të arritur më 27 shkurt. Qe qysh:
“Marrëveshja e Ohrit është kështu... aa, preambula, sidomos principet 1, artikujt 1, dyshi sidomos i cili domethënë e e definon këtë relacionin dhe ia jep formën shtetërore të relacionit mes Kosovës dhe Serbisë. Pastaj katërshi m’duket a cili është ai që thotë se Serbia as s’mundet me pengu Kosovën në asnjë organizatë dhe në asnjë mekanizëm ndërkombëtar etj. e kështu me radhë. Këto për menimin tonë jon qendra e marrëveshjes.”
E para e punës, Marrëveshja e Ohrit nuk ka FARE PREAMBULË. Hiç s’ka. E dyta e punës, Glaukut duket qartë se po i përzihet, po i pështillet pra, Marrëveshja e Ohrit me atë të Brukselit.
Në Marrëveshjen e Ohrit nuk ekzistojnë ato nene për të cilat po flet Konjufca. Ato ekzistojnë në Marrëveshjen e Brukelit.
Tash, a ma thoni qysh ka mundësi që një kryetar i Kuvendit nuk e di një gjë të tillë?
Eh, ka mundësi sepse si duket nuk i vyen që të lexojë e të ndërtojë mendim vetjak. Mjafton të mbështetet te ato që i thotë kryeministri Albin Kurti.
Ndërkohë, a e dëgjuat se çka tha për “njohjen de fakto”. Pra, “njohja de fakto” ishte arritur me Marrëvshjet në Bruksel dhe Ohër. Qe çka thotë tash për Asociacionin.
Dhe si zakonisht, ka një kthim e rikthim te Serbia. Te Vuçiqi.
“Unë Fidan Jupolli nuk besoj n’qat… edhe ko me hi, ko me hi si tradhtar në histori t’Kosovës kush e bon qata.”
Megjithatë, kjo s’e klasifikon Albin Kurtin si “tradhtar” në histori të Kosovës sepse sipas Glauk Konjufcës ai është pajtuar me marrëveshje që e sjell njohjen de fakto. Pra, me logjikën e pazarit kështu është.
Eh kur jemi te e vërteta, atëherë e shohim që Kosova është përpjekur tash e pesëmbëdhjetë vjet që ta marrë njohjen de jure nga Serbia. Pra, njohjen e vërtetë. Serbia e ka njohur Kosovën de fakto shumë shumë moti.
Kush e humbi njohjen de jure? Ky pushtet. Prandaj, edhe po i shohim këto probleme.
Eh, kur jemi te deluzionit duhet të rikthehemi te Glauk Konjufca. Ai u pyet disa herë se çka do të ndodhte nëse vazhdohej ky kurs qeveritar. Nuk kishte përgjigje. Tha që s’mund të bëhej diçka ndryshe.
Qe një shpjegim i thjeshtuar për atë se si bëhet Asociacioni:
Në fakt, për një minutë bëhet pranimi i Asociacioni. Nuk bëhet zbatimi i tij. Ai na i mori dhjetë vjet.
Veç edhe një snd të fundit. Konjufca – si shumë e shumë pushtetarë tjerë të VV-së – tha që bandat kriminale serbe nuk po bënin sulme më në veri. Por, ka diçka që nuk po thuhet këtu. Mos ndoshta se situata aktuale politike po i konvenon Serbisë? Qysh saktë? Eh, jemi në situatën kur Kosova është e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian dhe e qortuar nga Shtetet e Bashkuara. Pra, jemi në situatën kur Kosovës po i prishen miqtë e saj më të mëdhenj. Mos ndoshta kjo situatë i konvenon Serbisë? Natyrisht që po. Por, s’do ta dëgjoni nga goja e Glauk Konjufcës apo ndonjërit prej aktivistëve tjerë të VV-së.
Oh prit, megjithatë Konjufca e tha në mënyrën e tij një gjë. Tha që në fakt kjo situatë i konvenon Vuçiqit.
Qe dëgjojeni vetë:
Vuçiqi e ka veç një strategji, po mendoj ndërkombëtare, dmth me lonë deri mas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neve s’po na konvenon po çka me bo këtu.
Kaq. Ju ftoj të gjithëve që nëse pajtoheni me përmbajtjen e kësaj videoje ta shpërndani në profilet tuaja.
