“Protestova për heshtjen e ndërkombëtarëve”: Çka tha Kurti në Kuvend për kidnapimin e tre policëve? - NACIONALE

“Protestova për heshtjen e ndërkombëtarëve”: Çka tha Kurti në Kuvend për kidnapimin e tre policëve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka nisur raportimin para Kuvendit për situatën e fundit në veri të Kosovës. Më saktësisht, seanca është thirur nga grupet parlamentare për të diskutuar rreth kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të Kosovës nga ana e Serbisë, e cila ndodhi dje. Kurti e mbajti një fjalim relativisht të gjatë, por duke mos thënë shumë gjëra të reja nga konferenca e mëngjesit që e mbajti në objektin e qeverisë. Çfarë tha Kurti?

Në hyrje të fjalimit të tij, shefi i ekzekutivit dha një pasqyrë mbi situatën në veri që nga shpallja e zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Kurti vlerësoi se situata në veri është për shkak se përplasjes së dy paradigmave.

“Sot dëshiroj që të fillojë këtë fjalë timë në kuadër raportimit para Kuvendit të Kosovës, duke rikujtuar që situata në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës është rezultat i përplasjes së dy paradimgave, asaj të sundimit të kushtetushmërisë dhe ligjërshmisë dhe asaj të sundimit të grupeve krminale, të cilat kanë edhe primesa dhe premisa të fashizmit si ideologji e milicisë, si shprehje e dhunës ndaj institucioneve legjitime.” – tha në hyrje Kurti.

Tutje, ai tha se Kosova nuk i është nënshtruar milicisë fashiste të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

“Megjithatë, ne as nuk u tërhoqëm e as nuk lejuam që ndokush të nënshtrohet prej milicisë fashiste të Vuçiqit, e cila shpeshherë shfrytëzonte si mburojë grupe të qytetarëve civilë të thjeshtë, të cilët me shumicë dërrmuese o nuk kishin çare pa dalë në protesta për shkak se humbnin vendin e punës në administratë publike, o humbnin vendin e punës në kompani të Radoiçiqit, Veseloniviqit e të ngjashme” – shtoi ai.

Kritikat ndaj ndërkombëtarëve…

Pasi e përfundoi hyrjen, Kurti tregoi edhe se çka bisedoi me ambasadorët e QUINT-it, duke i kritikuar se nuk ka ende ndonjë deklaratë shpjeguese nga KFOR-i. Ai tha se ua shprehi protestën e tij për këtë heshtje.

“Unë kam pasur bisedime telefonike edhe mbrëmë me Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier dhe këtu po vi nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zv/ambasadorët e misioneve dhe diplomatët e tjerë. Ku gjerë e gjatë ua shpjeguam duke i informuar për dje dhe sot. Dhe, tash 30 orë nga kidnapnimi i tre policëve dhe ende nuk kemi deklaratë zyrtare dhe shpjeguese nga KFOR’i të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjeve ua shpreha edhe protestën time por edhe kërkesën për reagim urgjent”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se kidnapimi i tre policëve është një agresion.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve dhe çizmeve në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa, sidomos të prangave të plastikës të forcave serbe. Pra, ata jo vetëm që e kanë kryer kidnapimin, por edhe kanë dashur të lënë gjurmët publikisht. Bëhet fjalë për një agresion me arrogancë. Nuk janë përpjekur t’i fshehin gjurmët. Synimi ka qenë të dihet që ata ishin aty në atë kohë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se policia në kufi, nuk janë të pajisur për ta mbrojtur kufirin.

“Këta policë natyrisht nuk janë të pajisur për ta mbrojtur kufirin, sepse këtë duhet ta bënte ushtria”, tha ai.

“Këta janë policë që ndalojnë furgonë me gjësende ushqimore ose farmaceutike që kontrabandohet. Mirëpo Serbia i solli njësitet më elite që posedon, tinëzisht thellë në territorin tonë. Ky vend ndodhet 670 metra brenda të Kosovës; 1 kilometër, dhe 300 metra”, tha ai.

Lajme të ngjashme