Krasniqi me pyetje për Kurtin: Çfarë ka bërë Qeveria për t’i kthyer tre policët e kidnapuar në Kosovë? - NACIONALE

Krasniqi me pyetje për Kurtin: Çfarë ka bërë Qeveria për t’i kthyer tre policët e kidnapuar në Kosovë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit, ku po raporton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në fillim të fjalimit, ai ka theksuar se ky akt është agression armiqësor ndaj Kosovës.

“Ne sot në mëngjes kemi kërkuar zoti kryeminsitër të jesh prezent në Kuvendi ne Koosvës për të dhënë sqarimet e nevojshme për një situatë shqetësuese, sepse dje përmes veprime të saj tinëzare dhe armiqësore, Serbia organizoi një akt krejtësisht armiqësor të agresionit dhe nxitës ndaj Kosovës. Arrestimi i tre policëve në territorin tonë, është shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.” – tha ai fillimisht.

Tutje, Krasniqi i ka bërë disa pyetje Kurtit, duke i kërkuar informacion se çfarë hapa konkret ka bërë Qeveria e Kosovës për të liruar tre policët e Kosovës nga Serbia.

“Ma e rëndësishmja është jeta e tre zyrtarëve policorë, për të cilët akoma as ne, e siç duket as ju zoti kryeministër, nuk keni asnjë lajm. As ku janë, as se si janë, as çfarë po ndodhë me ta… Ne ju kemi ftuar duke konsideruar si më të rëndësishme të na informoni më konktreisht se çfarë jeni duke bërë për kthimin në shtëpi të tre policëve. Nuk mund të them se ju dhatë informacione konkrete. Ne duhet të dimë se cilat janë veprimet konkrete që Qeveria i ka marrë në këtë drejtim. A është vendosur ndonjë kontakt me policët e kidnapuar dhe a është siguruar ndonjë mbrojtje për ta?” – tha ai.

“A është kërkuar ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, e aleatëve të Kosovës që ata të ndërmjetësojnë dhe të angazhohen në lirimin e zyrtarëve policorë të kidnapuar?” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme