Protestë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin: Të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot - NACIONALE

Protestë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin: Të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për sot në vendin tonë janë paralajmëruar katër ngjarje.

Një ndër më të rëndësishmet është protesta e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve kundër deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Kjo protestë fillon në ora 12:00.

Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet:

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takhet me përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS lidhur me rëndësinë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Lëvizja FOL mban diskutimin “FOL Hapur” me Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva – Dermaku. (zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

– Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajnë protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Lajme të ngjashme