Protesta në Skenderaj, zv.ministri Gashani, që e punësoi motrën në ministri të Pecit, i quan protestuesit të mjerë
Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Gashini, nuk i ka pëlqyer dje protesta e disa qytetarëve të Skenderajt kundër pranisë së kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj.
Madje, ai këta protestues i ka quajtur të mjerë e të padijshëm.
“Ani, me petarda! Ohaaaaa, haj medet haj! Rrugën e Kosovës po mendoni se e ndalni me petarda, a?! Ju, përveç se t’mjerë e t’padijshëm, po bëheni edhe qesharakë! Qesharakë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Ky status i ka pëlqyer edhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka shpërndarë atë në profilin e saj në “Facebook”, duke rikujtuar se ai është në garë për deputet në listën e VV-së.
