Protesta në Beograd kundër planit të BE-së, kërkohet dorëheqja e Vuçiq - NACIONALE

Protesta në Beograd kundër planit të BE-së, kërkohet dorëheqja e Vuçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Beograd ka filluar protesta kundër marrëveshjes evropiane, për të cilën do të diskutohet nesër në Ohër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti.

Protesta që quhet, “Serbi kujton, mbron, nuk jep”, është organizuar partitë parlamentare Dveri, Zavetnici, DSS e Re dhe POKS, ndërsa Kossev raporton se në protestë janë duke marrë pjesë edhe ata që nuk janë simptizues të këtyre partive.

Bëhet e ditur se në protestë janë duke u bërë tri kërkesa – refuzimi i planit evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dorëheqja e Vuçiq dhe shpallja e zgjedhjeve.

Dihet se kërkesa të tilla kanë pasur prej ditësh edhe një pjesë e partive opozitare që nuk janë organizatorë të kësaj proteste.

Sipas njoftimeve të disa mediave serbe, Kossev raporton se pas orës 18:00 janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz.

Lajme të ngjashme