Raportohet se Kurti ka arritur në Ohër ku nesër do të takohet me Vuçiq - NACIONALE

Raportohet se Kurti ka arritur në Ohër ku nesër do të takohet me Vuçiq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raporothet se ka arritur në Ohër, ku nesër në mëngjes do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Mediumi serb, Kosovo-Online, ka publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes, derisa në tekst thuhet se Kurti ka arritur në hotel pak pas orës 18:00.

Ndërkohë, kryeministri Kurti pritet që të mbajë fillimisht një takim ndaras me ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borell e Miroslav Lajçak, njëjtë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Më pas, palët do të takohen në një takim ku do të diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes bazë.

Nuk dihet ende, nëse pritet të ketë finalizim të kësaj marrëveshje, për të cilën palët veç se janë pajtuar në takimin e 27 shkurtit.

Lajme të ngjashme