Protesta kundër qymyrit në Gjermani, protestuesit përplasen me policinë
Ndërsa në fshatin Lützerath të Gjermanisë, kanë nisur protestat që nga e mërkura në kundërshtim të hapjes së një miniere të madhe qymyri, sot ka pasur edhe përplasje midis policisë dhe protestuesve.
Është bërë e ditur se policët janë pajisur me helmeta dhe mburoja, ndërsa u kanë bërë thirrje demonstruesve të largohen nga zona, ose të përballen me përdorim të forcës fizike nga policia.
"Brierat e policisë janë thyer. Për njerëzit përballë Lützerath: largohuni menjëherë nga kjo zonë," – ka bërë thirrje policia.
Çfarë dimë për Lützerath?
'Shkatërrimi' i fshatit Lützerath është pjesë e një marrëveshjeje kompromisi që qeveria gjermane e ka arritur për të shtyrë largimin e planifikuar të energjisë së qymyrit të vendit me tetë vjet deri në vitin 2030.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje - që po kundërshtohet nga aktivistët - është lejuar zgjerimi i një miniere në fshat nga e cila do të nxirren 280 milionë ton qymyr.

Protestuesve u është bashkangjitur edhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg, e cila e ka kritikuar Partinë e Gjelbër për mbështetjen e saj në prishjen e Lützerath.
Sipas vlerësimit të policisë, në protestë kanë marrë pjesë rreth 10,000 njerëz, ndërsa organizatorët e protestës kanë thënë se numri i pjesëmarrësve është 35,000.
