Protesta e shoqërisë civile bëhet më e zhurmshme, sot fishkëllejnë çdo deputet
Shoqëria civile edhe sot po proteston para Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë e tyre me moskonstituimin e Kuvendit.
Dhjetëra organizata joqeveritare të shoqërisë civile kanë kërkuar prej kohesh nga partitë politike që të reflektojnë dhe të dakordohen për konstituimin e Kuvendit.
Ndryshe nga herët e kaluara, sot pjesëtareve e shoqërisë civile janë më të zhurmshëm.
Ata sot po fishkëllejnë çdo deputet që po futet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu, ata po mbanë në duar pankarta të ndryshme.