Propozimi i Konjufcës për president, Bajrami: Me paramendim Kurti po e çon vendin në zgjedhje, për çka? - NACIONALE

Propozimi i Konjufcës për president, Bajrami: Me paramendim Kurti po e çon vendin në zgjedhje, për çka?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Albin Kurti i Vetëvendosjes “me paramendim po e çon vendin në zgjedhje” me kandidimin e Glauk Konjufcës për President të Kosovës pa i pasur votat e nevojshme, përkatësisht 2/3 e parlamentit të Kosovës.

Postimi i Bajramit:

Albin Kurti me nominimin e Glauk Konjufcës për president duke e ditë që nuk i ka votat, me paramendim po e çon vendin prapë në zgjedhje.

Pyetja me të drejtë shtrohet:

Për çka?

Për të ardhë saktësisht te kjo pikë.

Dmth., shkojmë në zgjedhje, harxhojmë disa muaj kohë, dhjetra miliona euro dhe prapë duhet me u ulë partitë politike shqiptare e me u pajtu kush do të bëhet president.

A po e kuptoni të nderuar qytetarë, se pavarësisht sa mbështetje i jepni këtij njeriu, ky veç punë nuk kryen, ky s’don stabilitet, s’don prosperitet, s’don zhvillim ekonomik as avansim të shtetësisë së Kosovës.

Ky don tym, mjegull, amulli, institucione me ushtrues detyre, parlament jofunksional.

Albin Kurti deri më tani ka dëshmuar se është armiku më i madh i këtij vendi -

nuk la armik të Kosovës të pakënaqur.

Lajme të ngjashme