“Prokuroria u bë avokate e Radojçiqit, i krijoi formulën dhe strategjinë e lirimit”: Jursti serb analizon vendimin e Gjykatës së Beogradit - NACIONALE

“Prokuroria u bë avokate e Radojçiqit, i krijoi formulën dhe strategjinë e lirimit”: Jursti serb analizon vendimin e Gjykatës së Beogradit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit të Lartë në Beograd “morri rolin e avokatit mbrojtës” dhe krijoi “strategjinë dhe formulën” që Millan Radojçiqi të mos mbetet në paraburgim, ka thënë juristi serb Ivan Niniq në një intervistë me të përditshmen serbe “Danas” pas lirimit të Radojçiqit nga ndalimi. Kjo edhe përmes “marrjes së garancive” nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar juristi.

Siç thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë për ndalimin e Radoiçiqit për t'u larguar nga territori i Serbisë, gjykata ka marrë parasysh se i pandehuri "ka vendbanim të regjistruar në Beograd", se ai "vullnetarisht iu përgjigj thirrja e policisë" dhe se "i dorëzoi gjykatës dokumentin e udhëtimit, pra pasaportën".

Për arsyet e lartpërmendura, gjykata vlerësoi se i pandehuri, siç e citon Danas, ka “interesa personale, familjare dhe pasurore që e lidhin në mënyrë të besueshme me vendbanimin e tij dhe se për të eliminuar rrezikun e parashikuar nga dispozita e nenit 211, paragrafi 1, pika 1, KPP, nuk është e nevojshme që ndaj të pandehurit të zbatohet paraburgimi si masë më e rëndë”.

Juristi serb thotë se në rastin e Millan Radojçiqit është “shumë e çuditshme dhe e pazakontë”.

Radoiçiq akuzohet për disa vepra penale në lidhje me njërën nga këto vepra, e cila parasheh dënimin deri në 12 vjet burgim. Fakti është se ai ka pranuar dhe nga përmbajtja e vendimit të gjyqtarit për procedurë paraprake shohim se ai ka pranuar se ka kryer vepra penale, gjë që nuk do të thotë se nuk ka bazë për paraburgim. Mirëpo, prokurori publik e ka ndihmuar në këtë rast dhe prokuroria publike praktikisht e ka marrë rolin e mbrojtësit të Radoiçiqit dhe ka krijuar një strategji dhe formulë që Radoiçiq të mos përfundojë në paraburgim”, vlerëson juristi serb.

Garancinë se Radoiçiq nuk do të ikë nuk e ka dhënë vetë Radoiçiq, por presidenti i Serbisë në deklarata publike, duke u bërë kështu garant që Radoiçiqi nuk do të ikë. Vuçiq është ai që ka dalë dhe ka thënë se Radoiçiq nuk do të ikë dhe se do të jetë aty. Mungonte vetëm të thoshte ‘miku im, shoku im dhe ekzekutuesi im i punëve në veri të Kosovës’. Pas kësaj prokuroria bën një propozim që është paradoksal dhe natyrisht gjykata beson se ai nuk do të shpëtojë, sepse kështu tha presidenti i vendit, dhe organeve të drejtësisë janë të lidhura duart. Është një shembull i simbiozës së pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor. Kemi një autoritet gjyqësor që pret udhëzime nga pushteti ekzekutiv, kreu i shtetit dhe vepron sipas tij”, thotë avokati.

Lajme të ngjashme